loading

Nenna shëtit Ozin nëpër fermë

Pas zgjimit të hershëm të fermerëve, Kryefermerja Ester ka filluar të ndjekë planin e përditshëm të punëve të fermës, duke caktuar detyrat për secilin prej tyre. Sot, në stallë janë të caktuar fermerët Nenna, Frederiku dhe Big Basta. Pa humbur kohë, ata janë nisur drejt stallave për të përmbushur detyrat e caktuara.

Nenna  ka nxjerrë Ozin, gomarin e fermës, jashtë stallës e hipur mbi kurrizin e tij, ka bërë një shëtitje nëpër fermë. Pas shëtitjes, Nenna ka dërguar Ozin për t’u ushqyer. Ndërkohë, Frederiku është nisur për në kotecin e pulave, ku ka filluar të kujdeset për to dhe t’i ushqejë. Pas këtij detyra, ai është nisur gjithashtu drejt stallave të dhivë për t’u kujdesur për to dhe për t’i ushqyer.

Nga ana tjetër, Big Basta ka marrë përgjegjësinë për pastrimin e stallave. Stallat duhet të mbahen të pastra dhe të sigurta për kafshët.  Pas një kohe, Nenna ka shkuar për t’u bashkuar me Big Bastën në pastrimin e stallave, duke treguar që puna në fermë është një angazhim kolektiv dhe i pandashëm për të gjithë.

Pasi stallat janë pastruar dhe gjithçka është gati për kafshët, Nenna ka marrë përsipër edhe një detyrë tjetër: të marrë Ozin dhe ta çojë atë në stallë, për t’u siguruar që ai është i vendosur mirë dhe i sigurt.

Ju Rekomandojmë