loading

Momente gazmore në Fermë, Andueli dhe Frederiku i këndojnë këngë me çifteli pulave

Teksa në Fermë ka rënë gongu dhe fermerët duhet të kujdesen për kafshët, Frederiku dhe Andueli kanë sjellë një atmosferë ndryshe për pulat. Andueli ka marrë çiftelinë dhe së bashku me Frederikun kanë shkuar të këndojnë te pulat.

Ata i kanë dedikuar këngë gjelave dhe pulave të Fermës. Kënga është shkruar nga dy fermerët të cilët e kanë menduar që mbrëmë për t’iu dedikuar këngë pulave.

“Ky Andrea bashkë me Rikun, kanë marrë vezë kanë mbush furrikun.

Presin zogjtë me 5 qershor, kllukat (pula që çel zogjtë) i kanë vënë me dorë, presin zogjtë me 5 qershor…”, thuhet ndër të tjera në vargjet e krijuara nga dy fermerët.

Pasi kënga përfundoi, Frederiku dha një sqarim para kamerave për të gjithë shfaqjen që dhanë te kasollja e pulave.

“Ky ishte detyrimi që kishte ndaj kryetarit të partisë. Të lumtë dora! Kënga është bërë nga kompozitorë dhe poetë të rëndësishëm të Fermës Vip2 2025”, ishin fjalët e Frederikut para kamerave.

Më pas, Frederiku ka marrë çiftelinë dhe ka shkuar te Ferma, ndërsa Andueli ka vijuar me punët e tjera te kafshët.