loading

“Fytyra e së vërtetës”, Agai vë në sfidë fermerët, për çfarë bëhet fjalë?

Një zarf ka mbërritur pasditen e sotme në Fermë. Fermerët këtë herë janë vënë përballë një sfide mjaft interesante e cila titullohet “’Fytyra e së vërtetës”.

Agai ka menduar që secili nga fermerët të shkruajë nga tre defekte për fermerët e tjerë. Më oas, të gjithë së bashku do të lexojnë defektet që janë shkruar për ta.

“Fermerë, sfida juaj sot mban emrin “Fytyra e sa vërtetës”. Në Plevicë do të gjeni një kuti të mbyllur, stilolaps dhe letër. Secili prej jush duhet të shkruajë 3 defekte për çdo fermer për qëndrimin e tyre në Fermë. difektet duhet të jenë reale. Pasi të keni kaluar të gjithë këtë procedurë, Ester si kryefermere merr kutinë dhe e sjell në living. Të gjithë do të diskutoni mbi defektet që janë shkruar për secilin. Kujdes, anonimati duhet ruajtur deri në fund. Nuk duhet të tregoni në asnjë moment se çfarë keni shkruar, Agai”, thuhej në zarf.

Më pas, Ester ka shpërndarë disa letra të vogla me ngjyra të ndryshme për secilin fermer të cilat janë të njëjta me letrat që i përkasin secilit në Plevicë. Ngjyra e letrës përkon me ngjyrat e letrave që janë në Plevicë dhe fermerët kanë shkruar për njëri-tjetrin. Psh ngjyra rozë të cilën e mban Esteri, bën të mundur identifikimin e fletëve që janë shkruar për të.

I pari që e ka nisur sfidën është fermer Andueli.