“Dhëndër amerikan”/ Erandi iu tregon Big Bastës dhe Big Mamës skenarin për shfaqjen që do realizohet në Fermë
Në Ferma Vip do zhvillohet një shfaqje e cila do të përgatitet e gjitha nga fermerët.
Erandi, është fermeri i cili ka marrë përsipër përgjegjësinë për të shkruar skenarin meqë dhe në jetën reale është një aktor shumë i zoti.
Pasditen e sotme, fermeri është angazhuar për të shkruar skenarin që mesa duket ka të bëjë me një histori dashurie të nëj vajze shqiptare që dashurohet me një amerikan.
Erandi ka ndarë detaje nga skenari, teksa i ka treguar Big Mamës dhe Big Bastës në lidhje me shfaqjen dhe rolet e tyre përkatëse.
“Vijnë amerikanët te shtëpia e nuses. Nusja është Nenna. Big Basta është dhëndri, çuni amerikan. Big Mama është mami i Nennes. Esteri është motra e Big Bastës. Andueli është çiftelisti. Ngaqë ata po vonohen, ti (i drejtohet Big Mamës) je mërzitur dhe i thua vajzës se mos na gënjejnë dhe nuk vijnë se tani që e kanë marrë vesht komshinjtë… Ajo thotë pastaj që amerikanët janë korrektë, por ti i thua që ata janë korrektë vetëm për luftë, kur vjen puna për tu martuar mezi martohen. Edhe pse je martuar vetë unë kam të drejtë të shes pak p*rdhë te komshinjtë që të martova në Amerikë”, tha ndër të tjera Erandi.