“Janë më të fortë llafaznët se grupi yt…”, Ester bisedon me Andrean për Erandin
Pas përfundimit të sfidës me punimin e enëve prej balte dhe debatet që pasuan, fermerët më në fund janë rikthyer në një atmosferë më të qetë. Kryefermerja Ester është parë disi e mërzitur, pas komenteve të bëra nga Erandi gjatë debatit, ku ai e cilësoi grupin e saj si “të dobët”. Edhe pse nuk reagoi drejtpërdrejt, mimika dhe qëndrimi i saj treguan qartë një ndjesi zhgënjimi. Ndërkohë, pjesa tjetër e fermerëve janë angazhuar me punët e zakonshme të fermës. Mes tyre Big Mama, e cila është përkushtuar në kuzhinë, duke gatuar për veten dhe bashkëfermerët. Ajo është parë në elementin e saj, duke kënduar gjatë përgatitjes së ushqimit dhe duke krijuar një atmosferë të këndshme dhe pozitive përreth.