loading

Zarf në fermë, vjen sfida e radhës, Fermerët rikthehen në sfidën e enëve prej balte

Pas një paradite të mbushur me punë të përkushtuar në stallë dhe ambiente të tjera të fermës, fermerët u përballën me një ndryshim ritmi një sfidë e re i priste. Agai, i cili gjithnjë mendon për dinamizmin dhe argëtimin në fermë, kishte dërguar një zarf të veçantë për fermerët.

Fermerët u mblodhën së bashku për të zbuluar se çfarë përmbante zarfi. Leximi iu besua kryefermeres së javës, Ester. Ajo lexoi mesazhin që vinte nga Agai:
Sfida e enëve prej balte do të vijojë!
Fermerët duhet të ndahen në dy grupe dhe secili prej tyre të krijojë enën e vet prej balte, duke përdorur kreativitetin dhe aftësitë artizanale.

Grupet u formuan menjëherë.
Grupi i parë: Ester, Big Mama, Frederik, Anduel dhe Andrea.
Grupi i dytë: Erandi, Nenna, Elinara, Ylli dhe Big Basta.

Me rënien e gongut, sfida nisi zyrtarisht dhe përfaqësuesit e parë nga grupi i kryefermeres, Frederik dhe Andrea, u nisën me plot energji drejt punës me baltë. Ata morën pozicionet dhe nisën formësimin e enëve të tyre, përfaqësues të grupit që synon të fitojë.

Atmosfera në fermë u mbush me entuziazëm, krijimtari dhe konkurrencë miqësore. Fermerët frymë bashkëpunimi dhe lojë të ndershme një sfidë që premton emocione dhe surpriza në vazhdim.

Ju Rekomandojmë