loading

Andueli interpreton këngën në sfond, Elinara shijon muzikën

Edhe pse në Ferma Vip2 kishim dy largime të papritura, atmosfera në Fermë është goxha aktive.

Fermerët kanë qenë duke ndjenjur të gjithë në verandë, ndërsa në sfond kishte muzikë. Andueli si gjithmonë me pasionin dhe zërin e tij të mrekullueshëm, ka interpretuar këngët, ndërsa Elinara po e shijonte pafund muzikën. Të gjithë fermerët e tjerë rrinin në heshtje. Në sfond produksioni ka vendosur edhe këngën “Zjerm” që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision këtë vit. Edhe ky hit që pritet të bëjë bujë në Eurovision, është interpretuar nga Andueli megjithëse disa fjalë me sens humori.

Ndërkohë, Elinara është gëzuar dhe ka festuar me muzikë, pasi ka marrë dy qese të reja me kripë, sepse ato që kishin gjendje ua hodhi Alba në bar.