Limi dhe Andueli sherr pas daljes së Albës: Nuk ke shanc…
Pas daljes së Albës nga Ferma, duket se situata mes fermerëve nuk ka qenë e qetë. Limi dhe Andueli janë përplasur me njëri-tjetrin pasi Andueli tha se Alba duhet të ishte përjashtuar dhe jo larguar.
Limi ka ndërhyrë menjëherë, teksa i tha që nuk ka të drejt të flasë për Albën përderisa ajo nuk ndodhet më në Fermë. Ndërsa, Andueli i ka thënë se dalja e saj do të ndikojë dhe në lojën e tij.
Pjesë nga debati:
Andueli: Për Albën, duhet të ishte përjashtim jo largim
Limi: Pse kush je ti, Agai
Andueli: Pse kush je ti që më drejtohesh ashtu, unë dua të flas kam të drejtë të flas
Limi: S’ke të drejt të flasësh për atë përderisa ka dalë nga ajo derë
Andueli: Po, por duhet të dilte përjashtim jo largim. Ti ku do të dalësh që më flet mua kështu. S’ është hera e parë që them që duhet të përjashtohet.
Limi: Pse? Të ka ofenduar ty ajo?
Andueli: Po, çdo ditë me veprimet dhe gjërat që ka bërë. Por ajo bëri një autogol që dhe ty do të të bëjë keq
Limi: Mua do më bëjë keq, pse?
Andueli: Se ti e kishe bazuar lojën aty
Limi: Kujdes me kë flet se nënë e motër do e pësosh keq
Andueli: Nënë e motër edhe ti duhet të kesh kujdes me kë flet se nuk më intereson fare, unë kam të drejtë të flas
Më pas, debati ka vijuar ku të dy femmerët kanë agravuar gati deri në përplasje fizike. Në Fermë ka hyrë kryeplak Albano ku i ka ndarë dy femerët që të mos përplasen më ashpër.