loading

“Është aktore, nuk e ka të vështirë”, Big Basta-Erandit: Esteri dhe Andueli e kanë bërë me plan sfidën

Big Basta dhe Erandi kanë folur në lidhje me formulën dhe sfidën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Prime.

Fermeri i tha Erandit që Esteri dhe Andueli e kanë bërë së bashku planin për ta nxjerrë në sfidë. Madje, Big Basta shtoi se i gjithi ishte një plan dhe kjo nuk është diçka e vështirë për të pasi ajo është aktore.

Pjesë nga biseda:

Erandi: Edhe ajo është vënë në siklet tani, se e ka shok Anduelin

Big Basta: Bashkë e bënë planin o vëlla

Erandi: Kush bashkë? Andueli me Esterin?

Big Basta: Ajo kot e luante rolin mbrëmë e kam të vështirë e kam të vështirë, pastaj e zgjodhi. Esteri është aktore, nuk e ka të vështirë të luajë atë pjesë.

Erandi: Çfarë thua ti? Je i sigurtë për këtë që po thua apo

Big Basta: A po bënte që është e vështirë zgjedhja, kë të zgjedh kë të zgjedh, ndërkohë ai po i thoshte më zgjidh mua më zgjidh mua

Erandi: Po

Big Basta: Thjesht më erdhi keq se dola me këmishë të mbërthyer, se desha të dal me këmishë hapur