loading

Sfidë nga Agai, një sfidë krijuese i pret fermerët: Enë balte me mjeshtër tradicional

Pas një mëngjesi plot angazhim dhe punë të suksesshme në fermë, një surprizë e papritur ka mbërritur për fermerët. Një zarf ka ardhur në fermë, duke zgjuar menjëherë kuriozitetin e banorëve. Të gjithë janë mbledhur përreth për të zbuluar se çfarë sfide ka përgatitur këtë herë Agai.

Kryefermerja e javës, Ester, ka lexuar përmbajtjen e zarfit. Bëhet fjalë për një sfidë të veçantë dhe krejt ndryshe nga detyrat e zakonshme të fermës. Fermerët do të përballen punimin e baltës, duke krijuar enë balte, nën udhëheqjen e një mjeshtri që do t’i bashkohet fermës për t’i mësuar. Sipas udhëzimeve, mjeshtri do të bëjë një demonstrim të plotë të teknikës së punimit me baltë. Fermerët duhet ta ndjekin me shumë vëmendje çdo hap të procesit, pasi më pas do të kenë për detyrë të realizojnë vetë nga një enë balte, duke shfaqur aftësitë e tyre krijuese. Agai e ka cilësuar këtë si një sfidë që kërkon fokus dhe  përkushtim.

Pas leximit të zarfit, fermerët kanë nisur përgatitjet për sfidën, duke u veshur me rrobat e përshtatshme dhe duke u pozicionuar për të nisur një aktivitet që premton të sjellë jo vetëm angazhim, por edhe argëtim.