Ester përplaset me Albën: Më ka thënë që po bën lojë me Limin
Një debat i ashpër ka ndodhur mes Esterit dhe Albës mbrëmjen e sotme.
Ester tha se e ka mbrojtur shumë Albën, por tashmë do të thotë të vërtetën. Ajo tha se Alba i ka thënë që po bën një lojë me Limin, ndërkohë që kjo është mohuar në mënyrë kategorike nga fermerja.
Më tej dy feremeret kanë shpërthyer në akuza të ashpra ndaj njëra-tjetrës.
Pjesë nga debati:
Ester: Unë nuk e mbaj dot më. E kam mbrojtur Albën aq sa duhet ta mbroja në momentet ku duhet ta mbroja jo pa të drejtë. Më ka ardhur keq se ka ardhur duke qarë për Limin, e shoh që është përfshirë shumë emocionalisht. Një ditë ajo më tha: Unë dhe Limi po bëjmë një lojë.
Ndërhyn Alba: Jo
Ester: Mos thuaj jo
Alba: Pse gënjen
Ester: Unë po gënjej? Ok, unë po gënjej Luana dhe po e them para të gjithë shqiptarëve. Alba vjen përballë meje dhe thotë: Unë dhe Limi po bëjmë një lojë.
Alba: Jo nuk e kam thënë këtë.
Ester: I thashë Albës
Alba: Po gënjen
Ester: Do flas unë
Alba: Të kam thënë që se përballoj dot këtë lojë që ndodh mes meje dhe Limit.
Ester: Do më lësh të flas
Alba: Ke bërë gabimin më të madh
Ester: Ke qarë në supin tim
Ndërkohë, gjatë debatit ka ndërhyrë edhe Limi i cili i tha Albës që unë të besoj ty.