Votuan për zgjedhjet e 11 majit, fermerët të kënaqur: Plotësuam detyrën si qytetarë
Teksa ditën e djeshme më 11 maj janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, disa nga fermerët janë surprizuar nga Agai. Ata kanë shkuar të hedhin votën e tyre si qytetarë të vendit tonë.
Frederiku, Erandi, Limi, Ester dhe Big Basta ishin 5 fermerët që ushtruan të drejtën e tyre.
Të pyetur nga Luana për ndjesinë e tyre për votat që hedhën meqë ishin edhe fermerë të izoluar, ata janë shprehur shumë të lumtur që iu dha kjo mundësi.
Pjesë nga biseda:
Luana: Big Basta, për kë votove ti?
Big Basta: Vota nuk tregohet, thjesht jam i lumtur që votova se bëra detyrën time si qytetar
Frederiku: Për humbësit
Më tej, Frederiku ka falënderuar produksionin e Ferma Vip 2 që i lejuan të votojnë.
“E vetmja gjë që kemi në jetë është të votosh. Faleminderit produksioni se ka bërë gjënë më të mirë edhe për ne edhe për veten e vet se ka treguar thjesht që i njohin të gjitha ligjet e njerëzimit edhe pse ne jemi fermerë edhe pse këta ishin fakirë. Faleminderit shumë”, tha Frederiku.
Ai gjithashtu u shpreh se nuk ka nevojë të dijë rezultatin pasi e ka ditur që në fillim.