Suprizë nga ajri në fermë: Droni me mesazhin “Suksesin danoç” emocionon Anduelin buzëqeshja rikthehet në fytyrën e fermerit
Pas një pasdite të mbushur me muzikë, dhe harmoni, atmosfera në fermë ka njohur edhe një moment të veçantë dhe të papritur. Teksa fermerët po shijonin çastet e tyre të relaksit nën tingujt që Agai kishte vendosur, një dron ka fluturuar mbi fermë duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Në fokusin e kësaj surprize ishte Andueli, i cili u emocionua pafund kur pa mesazhin e shkruar nga ajri: “Suksesin danoç!” Droni solli jo vetëm një moment befasie, por edhe një ndjesi mbështetjeje dhe motivimi për fermerin, i cili u pa i buzëqeshur dhe i prekur nga gjesti.
Fermerët e tjerë e kanë përshëndetur këtë surprizë me entuziazëm, duartrokitje dhe batuta, duke krijuar edhe më shumë energji pozitive në këtë fundditë ndryshe në fermë. Mes urimeve për ditëlindjen e Vesës, vallëzimeve spontane dhe këtij momenti të papritur për Anduelin, dita ka marrë një kthesë tërësisht festive. Ky gjest i veçantë është komentuar si një nga momentet më të bukura të ditës, duke sjellë emocione të sinqerta dhe buzëqeshje që i mungonin Anduelit prej kohësh.