loading

Pasditë feste dhe harmonie në fermë: Fermerët urojnë Vesën për ditëlindje, ndërsa në fermë është krijuar atmosferë me muzikë

Pas një ditë të mbushur me angazhime, ku fermerët punuan me përkushtim në krasitjen e pemëve dhe mirëmbajtjen e fermës, pasditja ka sjellë një kthesë të ngrohtë dhe pozitive në atmosferë. Pasi kanë përfunduar detyrat e ditës, banorët janë mbledhur së bashku për të kaluar disa momente relaksi dhe shoqërie.

Agai, si gjithmonë i kujdesshëm për të mbajtur humorin lart, ka vendosur muzikë në sfond dhe ka sjellë ritëm në verandën e fermës. Në qendër të vëmendjes këtë herë ka qenë Vesa, e cila feston ditëlindjen. Fermerët nuk kanë nguruar të tregojnë dashamirësinë e tyre, duke e uruar përmes kamerës.. Big Basta, gjithmonë aktiv në krijimin e atmosferës, ka dhënë tonin me një urim të veçantë, që u ndoq me duartrokitje nga të gjithë.

Pas përplasjeve të mëngjesit dhe tensioneve që përfshinë disa nga fermerët, kjo pasdite ka sjellë një ndjesi qetësie dhe harmonie. Duket se muzika, miqësia kanë rikthyer balancën në fermë  të paktën për tani.

 

Ju Rekomandojmë