Puna dhe relaksi në fermë: Nenna dhe Limi marrin rreze dielli pas përkujdesjes për lulet
Ndërsa pjesa më e madhe e fermerëve vijon angazhimin me krasitjen e pemëve në pjesët kryesore të fermës, në shtëpinë e fakirit atmosfera është më relaksuese. Fermerët Nenna dhe Limi, pasi përfunduan ujitjen dhe përkujdesjen ndaj luleve, kanë vendosur të marrin pak kohë për veten dhe të shijojnë një moment qetësie.
Dyshja është parë duke u ulur në oborrin e shtëpisë së fakirit, nën rrezet e diellit të ngrohtë. Me humor dhe qetësi, ata kanë vendosur të marrin pak ngjyrë, duke lyer njëri-tjetrin me vaj për t’u nxirë më shpejt. Ky moment relaksi ka sjellë një atmosferë ndryshe nga pjesa tjetër e fermës, ku puna vijon me ritëm të lartë. Mes bisedave të thjeshta, Nenna dhe Limi kanë shijuar qetësinë, larg debateve dhe tensioneve që kanë përfshirë frermerët e tjerë.