loading

“E fshin pak vendin këtu”/ Kryefermerja Ester ndan punët për secilin fermer

Pas një mëngjesi të mbushur me humor, batuta dhe kafe të përgatitura nga Alba, atmosfera në verandën e fermës ka qenë më e gjallë se kurrë. Fermerët e zgjuar që herët shijuan mëngjesin në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa nuk munguan as situatat gazmore  përfshirë një prank të organizuar nga Alba ndaj Erandit, që u prit me të qeshura nga të gjithë të pranishmit.

Ndërkohë që pjesa e parë e fermerëve kishte nisur ditën me qetësi dhe humor, kryefermerja e javës, Ester, nuk harroi përgjegjësinë e saj për të siguruar që çdo fermer të ishte në gatishmëri. Ajo u nis drejt dhomave të gjumit, ku ende disa prej fermerëve ishin në gjumë. Me stilin e saj energjik dhe, Ester jo vetëm që i zgjoi, por nisi menjëherë edhe ndarjen e detyrave të ditës.

Çdokush mori udhëzimet përkatëse për punën që do të kryente gjatë ditës, duke e bërë të qartë se dita në fermë ka ritëm dhe disiplinë. Kjo është një nga herët kur roli i kryefermeres është ndjerë në mënyrë të plotë. Në anën tjetër, edhe tek “shtëpia e fakirit”, Limi është treguar i gatshëm për të nisur ditën. Ai ka veshur uniformën e punës dhe ka dalë në oborr, i përgatitur për çdo detyrë që mund t’i caktohet.

 

Ju Rekomandojmë