Fermë nën komandën e Esterit dita vijon me punë dhe qetësi
Pas shpalljes së saj si kryefermere e javës dhe njëkohësisht e preferuara e publikut, Ester ka marrë menjëherë në dorë drejtimin e fermës. Me urdhër të saj, dita ka nisur plot energji dhe organizim, duke u ndarë në dy drejtime: punë të jashtme dhe detyra në ambientet e brendshme.
Një pjesë e fermerëve kanë nisur ditën në stallat e kafshëve, duke u përkujdesur për ushqimin, pastrimin dhe mirëqenien e tyre. Ndërkohë, të tjerë janë angazhuar brenda fermës, duke sistemuar hapësirat e brendshme dhe ndihmuar në përgatitjet e përditshme. Megjithatë, nuk kanë munguar as momentet e relaksit. Disa prej banorëve kanë gjetur pak kohë për veten në verandën e fermës, ku kafja e mëngjesit, batutat dhe panorama e bukur kanë krijuar një atmosferë të qetë e miqësore.
Dita duket se po rrjedh mbarë për Esterin, e cila është përkujdesur që çdo detyrë të ndahet me kujdes, duke mbajtur një balancë mes angazhimit dhe mirëkuptimit. Ritmi i punës ka qenë i qëndrueshëm dhe pa tensione, një sinjal pozitiv për mënyrën se si ajo po menaxhon rolin e saj si kryfermerese javës.