“Ju dua të gjithëve”, teksa konsumon kafen, Big Basta përshëndet të afërmit e tij
Pas shpalljes së saj si kryefermere gjatë Prime-it të mbrëmshëm, Ester e ka nisur ditën e parë të javës me përkushtim, duke marrë menjëherë në dorë drejtimin e fermës. Si e preferuara e publikut dhe fituese e dhomës së Njëshit, ajo është zgjuar në mëngjes dhe ka zgjuar menjëherë fermerët e tjerë për të organizuar ditën.
Një pjesë e mirë e fermerëve i janë përgjigjur thirrjes së saj dhe kanë nisur punët në ambientet e jashtme dhe të brendshme të fermës. Të parët që u angazhuan ishin Frederiku, Ylli dhe Andueli, të cilët iu drejtuan stallave për të përkujdesur për kafshët, duke pastruar, ushqyer dhe sistemuar gjithçka sipas rregullave të fermës.
Nga ana tjetër, jo të gjithë e nisën mëngjesin me punë. Një pjesë e fermerëve kanë zgjedhur të qëndrojnë në verandë, ku kanë shijuar kafen e mëngjesit përballë një pamjeje mahnitëse. Ndërsa dielli ngrihej mbi fermë, bisedat dhe batutat mes tyre krijuan një atmosferë të ngrohtë e miqësore, që kontraston me intensitetin e punëve që kanë nisur diku tjetër.