Në rolin e kryefermeres, Ester fillon të ndajë punët e fermës
Mëngjesi ka rënë në fermë dhe bashkë me të, kanë nisur edhe lëvizjet e para nën drejtimin e kryefermeres së re, Ester. Pas shpalljes së saj si kryefermere gjatë Primet të mbrëmshëm, ku fitoi jo vetëm këtë rol por edhe zemrat e publikut si më e preferuara e javës, Ester është vendosur në dhomën e Njëshit.
Si pjesë e privilegjeve të këtij roli, ajo kishte të drejtën të zgjidhte një shoqërues për javën dhe zgjedhja e saj ra mbi Erandin një vendim që nuk habiti askënd, duke qenë se dyshja ka ndërtuar një marrëdhënie të ngushtë dhe pozitive gjatë ditëve në fermë. Mirëpo, dita e parë nuk nisi pa lëvizje. Teksa Ester po shijonte gjumin në dhomën e veçantë, Erandi u zgjua më herët dhe mori iniciativën për të nisur ditën. Ai i është afruar Esterit duke i thënë: “Çohu, se do ndajmë punët,” duke e ftuar të marrë drejtimin në fermë.
Pasi u zgjua, Ester nuk humbi kohë. Ajo doli nga dhoma dhe shkoi drejt fermës, ku u përkujdes të zgjonte fermerët e tjerë ende në gjumë. Menjëherë pas kësaj, nisi ndarjen e detyrave për secilin, duke ndjekur traditën e kryefermerëve që organizojnë punën për javën në vijim.