Nur Al Khazal eliminohet nga Ferma Vip
Nur Al Khazal mbylli rrugëtimin sonte në Ferma VIP2.
Fermerja u përball me një televotim të fortë. Me vendim të Agait, ku dënohej ashpër dhuna verbale dhe bullizmi i fermerëve ndaj njëri-tjetrit, fermerja doli në nominim përballë Albës, Andreas, Big Mamës, Anduelit dhe Big Bastës.
Ester ka qenë një ndër fermeret që e ka përjetuar më shumë largimin e Nur për shkak të raportit të ngushtë që vajzat krijuan në fermë. Ajo shpërtheu në lot, ndërsa Nur i la një amanet fermerëve të kujdesen për Esterin pasi ajo vuan nga ankthi.