Fillon numërimi i votave, cili nga kandidatët i fitoi zgjedhjet?
Zgjedhjet kanë qenë kryefjala e spektaklit Ferma VIP2 mbrëmjen e sotme. Frederik Ndoci dhe Ylli Dreshaj gjatë javës patën mundësinë për të bërë fushatë për të fituar votat e fermerëve.
Mbrëmjen e sotme fermerët patën mundësinë të votonin “të preferuarin” e tyre brenda në Fermë.
Pas votimeve, kryeplaku Albano Bogdo numëroi votat të cilat nxorën fitues Frederikun i cili mori shumicë votash ndaj Yllit. Gjithashtu, një votë ishte e pavlefshme nga Alba.
Shpërblimi të cilin Agai i dha Frederikut ishte që ti jepte nga një urdhër të gjithë fermerëve. Urdhërin e parë ai e shfrytëzoi duke “pajtuar” Big Mamën dhe Albën, teksa fermeret i dhanë dorën njëra-tjetrës dhe u përqafuan.