Përdorën gjuhë denigruese dhe bullizuese ndaj njëri-tjetrit, çfarë vendimi mori Agai për 6 fermerët?
Shkelja e rregullave nga ana e fermerëve dhe fjalori përdorur nga njëri-tjetri, solli reagimin e menjëherëshëm të Agait.
Në spektaklin e sotëm moderatorja Luana Vjollca lexoi zarfin me vendimin e Agait ku dënohej ashpër dhuna verbale dhe bullizmi i fermerëve ndaj njëri-tjetrit.
Alba, Nur, Big Basta, Andrea dhe Big Mama kaluan mënjeherë në televotim, dhe do të jetë publiku i cili me votën e tij do të ndërpresë mbrëmjen e sotme rrugëtimin e njërit prej tyre në Ferma VIP.
“Ju lutem Big Basta, Anduel, Andrea, Nur, Alba dhe Big Mama ngrihuni në këmbë, kam për të ndarë një vendim. Përdorimi i një fjalori jo etik, tonet e ngritura të zërit, dhuna verbale dhe bullizimi është rreptësisht i patolerueshëm në Ferma VIP. Si rezultat, Agai ka vendosur që Anduel, Big Basta, Andrea, Big Mama, Nur dhe Alba ju shkoni menjëherë në televotim. Është publiku ai që vendos sonte për sjelljen që keni bërë. Është sonte publiku që voton dhe vendos. Nga ky moment unë hap televotimin dhe më pas do të kemi emrin e fermerit të eliminuar”, lexoi Luana vendimin në zarf të Agait.