“Si na, si na…”, Ester dhe Alba kërcejnë e këndojnë me njëra-tjetrën, iu bashkohet Erandi dhe Big Basta
Momente të bukura kanë ndodhur ditën e sotme në Fermë ku fermerët kanë dhuruar performanca shumë të bukura duke kërcyer e kënduar me njëri-tjetrin.
Dy fermeret Alba dhe Ester kanë momente të bukura me njëra-tjetrën teksa kanë kënduar e kërcyer së bashku. Dy fermeret po kërcenin së bashku në oborrin e Fermës. Dukej se dy vajzat po e shijonin shumë muzikën pasi edhe kanë kënduar me zërin e lartë dhe madje ndonjëherë ndryshonin edhe fjalët e këngës në mënyrë qesharake. Pranë tyre janë afruar edhe Erandi me Big Bastën por nuk kanë zgjedhur të rrinë pranë tyre. Dy fermerët së bashku me Yllin po rrinin në divanin e verandës.
Më pas, Alba dhe Ester kanë dëgjuar në sfond këngën e Mc Kreshës, Taynës dhe Lyrical Son “Pasite” ku fermeret janë vënë në ‘siklet’ për të kërcyer Twerk.