loading

“Surprizat për Anduelin nuk kanë të ndalur, një tjetër dron fluturon mbi fermë”

Duket se dita e sotme ka qenë e mbushur me emocione për Anduelin, i cili sërish ka qenë në qendër të vëmendjes në fermë. Një tjetër dron ka fluturuar sot mbi shtëpinë e fermerëve, dhe po ashtu, surpriza ishte sërish për të.

Droni mbante një mesazh të veçantë, këtë herë nga miqtë e tij më të ngushtë, të cilët kanë vendosur ta surprizojnë duke i dhënë zemër dhe përkrahje në këtë rrugëtim të veçantë që po bën. Emocioni në fytyrën e Anduelit ishte i pashlyeshëm. Ai nuk i fshehu ndjenjat e forta që përjetoi në atë moment, duke falënderuar me përulësi dhe mirënjohje për gjestin.

Pjesa tjetër e fermerëve u mblodhën përreth tij dhe e përkrahën, duke e bërë momentin edhe më të ngrohtë dhe domethënës. Kjo surprizë ishte një kujtesë e bukur për Anduelin që jashtë fermës ka njerëz që e duan dhe e mbështesin fuqishëm.