Grupi humbës fillon punët në serë
Pas zarfit të mbërritur nga Agai, fermerët u njoftuan për një sfidë të dedikuar grupit humbës të lojës së ekuilibrit. Pa humbur kohë, pjesëtarët e grupit Andrea, Andueli, Ester, Nur dhe Erandi u veshën me uniformat dhe u nisën drejt serës për të kryer detyrën e dhënë.
Andrea, i caktuar si udhëheqësi i kësaj sfide, shkoi i pari bashkë me Anduelin, ndërsa pas tyre u bashkuan edhe pjesëtarët e tjerë të grupit. Por ajo që ra në sy ishte mungesa e përfshirjes nga fermerja Alba, e cila, megjithëse pjesë e grupit humbës, refuzoi të punojë. Ajo shkoi pranë serës, por nuk mori pjesë në asnjë nga detyrat, duke nxitur pakënaqësi dhe komentime mes fermerëve: “Po thyen rregullat…” u dëgjua të thoshin disa prej tyre.
Pas pak, Alba zgjodhi të largohej plotësisht nga sfida, ndërkohë që pjesa tjetër e grupit vazhdoi punën me bashkëpunim dhe energji pozitive. Andrea, në rolin e drejtuesit, ka qenë i kujdesshëm në menaxhimin e detyrave. Një moment tensioni ndodhi kur Andueli nguli një gozhdë pa marrë leje, gjë që shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Andreas:
“Duhet ta bëjmë punën për së mbari.”Pavarësisht situatës me Albën, sfida u përmbyll me sukses dhe në atmosferë të ngrohtë. Andrea përgëzoi të gjithë duke thënë: “Ju lumtë dora!” Një moment komik ndodhi kur Erandi tentoi të tërhiqte karrocën dhe rrëzoi materialet, duke shkaktuar të qeshura në grup.