Big Mama mbulon me puthje Limin, Alba plas nga inati
Mes Big Mamës dhe Albës nuk janë shuar gjakrat. Big Mama bën gjithçka për të acaruar Albën dhe mesa duket po ja del më së mirë. Ajo po e prek fermeren në pikën e saj më të dobët, Limin.
Big Mama mbulon me puthje e përqafime Limin sa herë që gjindet pranë tij, dhe më perfektja sipas saj është kur edhe Alba ndodhet në të njëjtin ambient. Ashtu ndodhi edhe mbrëmjen e sotme.
Fermerët dhe Limi po rrinin në tavolinën e ngrënies të gjithë së bashku ndërsa pranë po kalonte Big Mama. Aty ndodhej edhe Alba. Fermerja i ka dhuruar puthje e përqafime Limit, ndërsa u panë më së miri edhe gjestet e inatit dhe xhelozisë nga Alba. Më pas, të gjithë fermerët nisën të bisedojnë sërish për muhabetin që kishin lënë në gjysëm.