Pyetje pikante nga Albano dhe premtime ‘boshe’, çfarë ndodhi në debatin politik mes Frederikut dhe Yllit?
Në Ferma Vip 2 po zhvillohet një debat politik, ku moderatori i programit është kryeplak Albano Bogdo. Albano, me emrin e tij të artit “Albano Fermëziu” ka prezantuar dy kandidatët kundërshtarë të fushatës politike Frederik Ndoci dhe Ylli Dreshaj. Kryeplaku iu ka dhënë nga një minutë kohë dy kryetarëve të mbajnë fjalimin e tyre para elektoratit.
I pari ishte Ylli që mbajti fjalën e tij para fermerëve ku përmendi edhe një herë angazhimin në zbatimin e detyrave nëse merr fitoren e tij si kryetar.
“Ne së bashku do t’ia dalim për të mirën e Fermës dhe të gjitha premtimet që i kam dhënë për ju, padyshim që do i mbaj me ndihmën e Agait”, tha ndër të tjera Ylli.
Pas Yllit, ishte rradha e Frederikut të mbante fjalimin e tij hapës.
“Zotohem se të gjitha gjërat që kemi në dorë do t’i zbatojmë me sukses”, tha ndër të tjera Frederiku.
Pas fjalimeve të shkurtra të tyre, dy kandidatët janë vënë para pyetjeve pikante nga kryeplak Albano.
Pikë së pari, kryeplak Albano e pyeti kandidatët në lidhje me legalizimin e kanabisit, pyetje e cila lindi pasi Frederiku ishte veshur me tuta me gjethe hashashi.
Dy kandidatët nuk kanë qenë në një mendje për këtë pyetje, pasi Frederiku ishte pro dhe Ylli kundra legalizimit të kanabisit. Fermerët e tjerë ishin pro Frederikut dhe të gjithë njëzëri thërritën emrin e tij.
Por, kryeplak Albano ka patur edhe pyetje pikante për dy kandidatët. Ai i pyeti Frederikun dhe Yllin për martesat LGBT dhe të dy kandidatët ishin kundra. Përpos kësaj, Albano ka këshilluar Yllin si të zbatojë detyrën e tij nëse zgjidhet kryefermer në lidhje me qetësinë në Fermë. Ai e këshilloi Yllin me nota humori që në momentin që ulen të hanë bukë tu thotë “i sharë ai që flet” dhe në këtë mënyrë mund tu mbyllë gojën fermerëve që dëbatojnë.
Në përfundim të emisionit, Albano i ka thënë dy kandidatëve pse nuk krijojnë një këngë për moderatoren Luana Vjollca, ndërsa më pas iu tha se duhet të bënin edhe një këngë për atë si kryeplak meqenëse ai rri shumë kohë pranë tyre.