Tjetër zarf në Fermë, Ylli dhe Frederiku përpara një debati politik, roli i kryeplak Albanos
Një tjetër zarf ka mbërritur në Fermë mbrëmjen e sotme. Agai ka vendosur që sonte të vërë përballë një debati politik dy kandidatët Frederik Ndoci nga partia e Fakirit dhe Ylli Dreshaj nga partia e Kryefermerit. Po ashtu, një rol kryesor ka edhe kryeplak Albano i cili do jetë moderatori i këtij programi. Ndërkohë, të gjithë fermerët e tjerë do jenë në rolin e teleshikuesve.
“’Fermerë, sonte mbrëma do të zhvillohet programi i parë televiziv në Ferma Vip. Një debat politik mes dy kandidatëve kundërshtarë, zoti Frederik Ndoci nga partia e Fakirëve dhe zoti Ylli Dreshaj nga partia e Kryefermerit. Ky debat politik do të drejtohet nga kryeplak Albano Bogdo. Fermerët e tjerë do të jenë teleshikues. Keni kohë 10 minuta për tu bërë gati”, thuhej në zarfin e dërguar nga Agai.
Më pas, të gjithë fermerët kanë nisur të bëhen gati për debatin dhe programin televiziv.