Nenna bën xhiro me Ozin, e shoqëron Ylli; fermerja shkrihet së qeshuri
Momente të bukura kanë ndodhur në Fermë pasditen e sotme teksa fermerët po kujdeseshin për kafshët.
Ylli ka ndihmuar Nennen të bëjë xhiro me Ozin, ndërsa fermerja ka shpërthyer në të qeshura. Ata i kanë rënë rreth e qark oborrit të kafshëve, ndërsa Nenna ishte sipër Ozit duke bërë shëtitje dhe Ylli po e mbantë që të mos rrëzohej.
Më pas, Ylli ka mbledhur vezët ndërsa ka nisur t’i shpjegojë ngjyrën e tyre sipas tij.
Pjesë nga biseda:
Ylli: A i sheh këto vezët që njëra është e kuqe dhe tjetra është e bardhë
Nenna: Po, pse
Ylli: Se kjo e kuqja ka patur më shumë vuajtje kur i ka kërcyer gjeli, ndërsa kjo e bardha ka patur më lezet
Nenna: A seriozisht a, po unë nuk i do këto gjëra
Pas kësaj bisede, të dy fermerët kanë shpërthyer në të qeshura me njëri-tjetrin.