loading

Fermerët fillojnë sfidën, kush janë fituesit dhe humbësit

Fermerët kanë nisur të realizojnë sfidën e ekuilibrit menjëherë pas leximit të zarfit të Agait.

Dy fermeret e para që filluan të realizojnë sfidën ishin Elinara dhe Alba ku mes të dyjave ishte Elinara ajo që i rrëzoi ananasin Albës. Pas tyre, Limi dhe Andueli zhvilluan sfidën e tyre, ku Limi triumfoi në rrëzimin e ananasit. Më pas ishin Ester dhe Nenna, ku sfidën e humbi Esteri. Mes Big Bastës dhe Andreas, ishte Basta ai që mundi fermerin dhe i rrëzoi ananasin. E rradhës që fitoi kundër Nur ishte Big Mama. Ndërsa të fundit për zhvillimin e sfidës ishin Erandi dhe Frederiku. Ky i fundit përdori një truk shumë të lezetshëm pasi në vend që të ‘luftonte’ zgjodhi ta trembë Erandin dhe në këtë mënyrë edhe ananasi i ra në tokë.

Pas përfundimit të sfidës, fermerët kanë shpërthyer në të qeshura.

Më pas, Andrea ka lexuar që të gjithë humbësit do të presin një njoftim të dytë nga Agai.