Ester sjell karrocën me beton, Andrea mbush gropat
Pas emocioneve të mëdha dhe surprizave që solli dita, fermerët në fermë nuk kanë ndalur ritmin. Të gjithë janë rikthyer në punë, duke vazhduar me detyrat e ndara sipas urdhrit të Agait për mbushjen e gropave me beton. Bashkëpunimi dhe energjia pozitive janë ndjerë kudo, ndërsa secili fermer është përfshirë në mënyrë aktive në përmbushjen e misionit.
Andrea, Big Mama dhe Nenna janë përqendruar në një nga pjesët më të rëndësishme të punës: sistemimin e gropave dhe mbushjen e tyre me llaç. Me përpikëri dhe koordinim, ata kanë marrë përsipër të sigurojnë që çdo detaj të jetë në vendin e vet. Ndërkohë, vajzat e fermës kanë marrë përsipër një detyrë fizikisht më të lodhshme transportimin e karrocave të mbushura me llaç. Me forcë dhe vendosmëri, ato po e ndihmojnë Andrea të kryejë mbushjen e gropave.
Humori nuk ka munguar as në këtë pjesë të ditës. Erandi, duke parë përkushtimin e Andreas dhe mënyrën profesionale si po punonte, nuk nguroi të bëjë batutë: “Mos ke punuar furraxhi ti, vllai?” Andrea iu përgjigj menjëherë: “Kam punuar ndërtim.” Ky shkëmbim solli të qeshura mes fermerëve, duke lehtësuar atmosferën e lodhjes. Të gjithë fermerët janë të përfshirë plotësisht në detyrat e tyre. Puna ecën përpara, dhe bashkëpunimi duket më i fortë se kurrë.