loading

“Rruga drejt fitores”, Limi surprizohet nga qielli

Teksa puna në fermë po vazhdon me intensitet, pas urdhrit të Agait për të mbushur gropat pas punës me beton, fermerët janë angazhuar në një bashkëpunim të plotë. Ndarja e roleve ka ndihmuar në rrjedhshmërinë e procesit dhe atmosfera është përmirësuar dukshëm. Por mes gjithë këtij përkushtimi, një moment i veçantë ka ndalur gjithçka për pak çaste.

Një dron është shfaqur mbi fermë, duke mbajtur një pankartë me mbishkrimin motivues: Rruga drejt fitores”. Këtë herë, mesazhi ishte për fermerin Limi, i cili u suprizua nga vëllai i tij përmes kësaj mënyre të veçantë. Reagimi i Limt ishte i menjëhershëm  një përzierje emocionesh dhe gëzimi që nuk u fsheh dot. Fermerët e tjerë reaguan me duartrokitje dhe mbështetje, duke e përqafuar Limin dhe duke i dhënë zemër. Ky moment jo vetëm që e emocionoi atë personalisht, por riktheu edhe më shumë ndjenjën solidaritetit në fermë.

Pas këtij çasti të ndjerë, puna vazhdoi me qetësi dhe ritëm të mirë. Fermerët u kthyen te detyrat e tyre përgatitja e betonit, mbushja e gropave dhe koordinimi mes tyre  duke treguar përkushtim dhe një frymë bashkëpunimi që dita-ditës po bëhet më e fortë.