Agai i vë në lëvizje: Fermerët bashkohen për një punë betoni me ritëm dhe organizim
Pas urdhrit të Agait të mbërritur përmes një zarfi në fermë, fermerët nuk kanë humbur kohë dhe janë vënë menjëherë në lëvizje. Detyra ishte e qartë: të prodhojnë beton dhe ta përdorin për të mbushur gropat që ndodhen pas skenës së re, duke siguruar që niveli i mbushjes të jetë i rregullt dhe i njëtrajtshëm.
Fermerët treguan organizim dhe bashkëpunim që nga momenti i parë. Me iniciativë të lartë dhe përvojë të dukshme, Andrea mori frenat e drejtimit të kësaj pune. Ai organizoi ekipin dhe vuri në lëvizje të gjithë fermerët me qetësi. Në përgatitjen e betonit, Limi dhe Alba ishin përgjegjës për përzierjen e përbërësve. Alba, Andueli dhe Big Basta mbushnin betonjeren me zhavorr, ndërsa Limi kujdesej për rrotullimin e saj. Në anën tjetër, Nur dhe Nenna kishin marrë përsipër furnizimin me ujë, duke mbushur kovat për përzierje. Betoni i përgatitur mbushej në karroca, të cilat transportoheshin nga Andueli drejt gropave, ku po zhvillohej hedhja. Çdo fermer kishte një rol dhe të gjithë po kontribuonin duket sikur kjo punë i vendosi në lëvizje fermerët.