loading

“Do t’i bëj kërkesë Agait…”, Limi mërzitet me Albën, tenton ta ‘heqë qafe’

Mbrëmjen e sotme Limi ka deklaruar se po tenton të heqë qafe Albën. Nën shoqërinë e Big Mamës dhe Nennes, Limi është shprehur se do t’i bëjë një kërkesë Agait se do të ndërrojë panoramën. Ndërkohë, Big Mama tha se Albës se çmendet kur ajo përqafon Limin.

Më tej, Limi deklaroi se ai ja ka bërë të qartë se si e sheh Albën dhe se ku është marrëdhënia e tyre, ndërsa shton se nëse ajo s’do ta pranojë le të mos e pranojë.

Por, mos vallë me këtë deklaratë, Limi ka tentuar të hedhë grepin te fermerja e re Nenna duke i lënë të kuptojë asaj që nuk është në një marrëdhënie të saktë.

Pjesë nga biseda:

Limi: Çfarë ndërron ajo more po do shkoj të bëj një kërkesë te Agai dua të ndrroj pak panoramën (qesh)

Big Mama: I luan mendja Albës kur e përqafoj unë Limin, a e ke pa

Limi: Po pra si ka mundësi?

Big Mama: Unë pak e preka dje, u çmend

Limi: Jeta me halle, unë kam treguar se si e shoh dhe ku jemi. Ajo po nuk e pranoi le të mos e pranojë.