loading

Ylli mban fjalimin e tij si kandidat, çfarë u premtoi ai fermerëve?

Pas zarfit të Agait në Fermë kanë nisur përgatitjet për të zhvilluar fushatën elektorale. I pari që ka mbajtur fjalimin sipas rregullores së Agait është kryefermer Ylli.

Ylli e ka nisur vrullshëm fjalimin e tij, ndërsa ka premtuar se do të ofrojë harmoni mes fermerëve. Kandidati i Njishit tha gjithashtu se disa nga ditët do i dedikohen disa gjërave specifike siç është e shtuna që do i kushtohet muzikës, kërcimit dhe zgarës.

“Ju premtoj që do të luftoj për të patur harmoni mes fermerëve. Zotohem me përkujdesje dhe përkushtim ndaj kafshëve dhe bimëve. Fjalët e fermerëve për të mirën e Fermës do të jenë kryefjala e mandatit tim. Do të jem i drejtë në gjykim dhe nuk do të lejoj asnjë thyrje të rregullores të vendosur nga Agai. E enjtja gazmore me copëza sketchesh filmash apo të spektakleve komike. E shtuna do i dedikohet muzikës, kërcimit dhe zgarës”, ishin këta disa nga premtimet e Yllit i cili kërkon nga fermerët votën e tij si kandidat.

Pas mbajtjes së fjalimit, fermerët kanë nisur të pyesin Yllin në lidhje me premtimet që bëri dhe se si do mundet ti zbatojë ato.