“E krahasoi me 600 mijë lekë”/ Erandi mbron Big Bastën para Andreas dhe Anduelit
Debatet sa vijnë e shtohen dhe në Fermë duket se nuk do të ketë paqe as këto ditë. Pas eliminimit të Ronit nga Big Basta, i cili zgjodhi 100 për qind buxhet në vend të fermerit kanë shpërthyer edhe debatet.
Pothuajse të gjithë fermerët po sulmojnë Big Bastën për zgjedhjen e tij, ndërsa të paktë janë ata që e mbrojnë. Një ndër to është edhe Erandi i cili tha se nuk mund ta gjykojnë për zgjedhjen e tij, pasi sipas tij ai ka menduar dhe për fermerët e tjerë. Ndërkohë, Andrea dhe Andueli kanë kundërshtuar me ngulm teksa thanë se nëse do ishin në vend të tij do të kishin zgjedhur Ronin dhe 10 për qind të buxhetit në vend të buxhetit të plotë. Sipas tyre në këtë mënyrë do kishin debate të forta dhe kjo është një strategji loje.
Pjesë nga biseda:
Andrea: A do të zgjedhësh 100 për qind buxhetin apo 10 për qind, kë do zgjedhje
Andueli: E ka krahasuar me 600 mijë lekë
Erandi: Ti mendon që është e drejtë kjo që do bëjë ky, që t’i fusë të gjithë në krizë për ty
Andrea: Unë e kisha bërë
Erandi: O vëlla, ti e kishe bërë por nuk është kështu se nuk mund të më rrezikosh mua
Andrea: Dua të kem 10 për qind dhe dua t’iu shikoj të gjithëve copa e do bëheshit kundër me mua
Andueli: Kjo është strategji
Erandi: Nëse mendon se kjo s’ka pikë nevoje për të menduar atëherë është loja juaj, mbaroi momenti. Por nuk ke të drejtë t’i thuash atij tjetrit pse e bëre kështu.