“Unë nuk kam qenë asnjëherë…”, çfarë i premtoi Limi-Albës?
Pasditen e sotme Limi, Alba dhe Ester kanë folur për pushimet verore, ndërsa fermeri po trengonte episode nga e kaluara e tij.
Ai tha se ka shkuar në Ibiza së bashku me miqtë e tij, ndërsa Alba u shpreh se ajo kurrë nuk ka shkuar atje. Limi i premtoi Albës që do ta çojë në Ibiza sapo të mbarojë Ferma.
Pjesë nga biseda:
Limi: Edhe në Ibiza shkojmë shpesh kështu
Alba: Unë nuk kam qenë asnjëherë atjë në Ibiza
Limi: Ta premtoj se do të të çoj unë
Alba: Kësaj vere
Ester: Çfarë djelli ka qenë sot as në gusht në orën dy në pikë të vapës nuk ka qenë kështu
Alba: Unë do të bëhem gati të të pres, ndërkohë do të merrem me palestër
Limi: Më sheh mua në televizor kur ske çfarë bën
Alba: Vetëm ishalla nuk shoh ndonjë gjë tjetër se pastaj as pushimet nuk shihen
Limi: Mos u bëj kështu, mos e thuaj gjithçka çfarë mendon
Alba: Nuk e thashë 100 për qindshin e asaj çfarë po mendoj
Më pas, Limi ka pyetur Nennen nëse ka qenë ndonjëherë në Ibiza dhe se ku i kalon pushimet e saj.