loading

Andrea debat me Elinarën: Ua kam dëgjuar thashethemet të dyve

Dita e sotme në Fermë ka qenë mjaft aktive mes fermerëve ku nuk kanë munguar debatet. I rradhës ishte ai i Elinarës dhe Andreas.

Elinara ndërhyri për të qetësuar gjakrat mes Big Bastës, Anduelit dhe Andreas ndërkohë kishte një përplasje me këtë të fundit. Andrea i ka thënë Elinarës që e do shumë por nuk duhet të ndërhyjë në sherrin mes fermerëve. Më pas ai hodhi akuza ndaj fermeres teksa i tha se e ka dëgjuar të flasë me Big Bastën kundra tyre në lidhje me sjelljen dhe mënyrën sesi hanë.

Pjesë nga biseda:

Andrea: Ti e di që unë të dua shumë

Elinara: Çfarë ke? E kisha për të mirën e atij

Andrea: Po thuaj pra për të mirën e atij të mos i thotë këlysh as të mos i presë kokat. Jo nuk do ta shaj do ti flas.

Elinara: Unë them kujdes

Andrea: Unë nuk kam asgjë, kuptoje situatën sesi ka nisur se ka dy ditë ky muhabet

Elinara: Edhe ty të dogji se thashë diçka për mirë

Andrea: Jo nuk më dogji për mirë, mua më djeg kur i rri në krah atij se ua kam dëgjuar muhabetin të dyve dhe e kam që atëherë unë.

Elinara: Çfarë ke dëgjuar?

Andrea: Kam dëgjuar ato thashethemet që keni bërë ju të dy

Elinara: Mos më ngatërro me veten mua

Andrea: Ja si hanë, duket sesi hanë, duket sesi sillen a thua se ju jeni të kulluarit e dynjasë. Stë ngatërroj fare se të jesh si uën ti je tjetër.