loading

Alba thyen rregullat, çfarë hodhi te oborri i Fakirit?

Alba dhe Ester kanë një shoqëri të mirë me njëra tjetrën dhe meqë Ester ndodhet te Fakiri ato të dyja është e ndaluar të flasin dhe të rrinë bashkë në një ambient. Por, si duket Alba ka vendosur të thyejnë rregullat e Agait dhe t’i dërgojë një dhuratë të vogël mikeshës së saj.

Edhe pse nuk lejohet, fermerja ka marrë një shishe më lëng frutash nga Ferma dhe ka shkuar me kujdes t’ia japë asaj. Por, duke qenë se drejt për drejt nuk ka mundur, ajo e ka fshehur shishen te fundi dhe ka shkuar e ka hedhur te pjesa e barit në oborrin e fakirëve. Ester dhe fakirët e tjerë që po qëndronin jashtë e kanë vënë re këtë skemë të Albës, ndërsa fermerja është munduar ta fshehë si ngjarje. Ester ka shpërthyer në të qeshura menjëherë sapo e ka kuptuar.

Por, kjo siç e përmendëm më sipër është një thyrje rregullash, pasi fakirët nuk duhet të hanë dhe as të pinë asgjë nga shtëpia e madhe. A thua do ketë një ndëshkim për Albën nga Agai?

Këtë mbetet ta shohin në ditët në vijim ose në spektaklin e ardhshëm.

Ju Rekomandojmë