“Ti do dalësh shumë shpejt”, Big Basta debat me Andrean: Ju të dy jeni njerëzit më pavlerë që kam njohur
Vijon mes tensioneve marrëdhënia mes Big Bastës, Anduelit dhe Andreas. Debate e zënka të forta kanë ndodhur këto ditë mes 3 fermerëve, ndërsa situata ka agruavuar deri dhe në ofendime.
Mbrëmjen e sotme, Andrea dhe Big Basta kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin teksa ishin në tryezë e po hanin darkë. Debati nisi kur Andrea filloi të thumbonte Big Bastën pasi në sfond luhej një këngë e Ronit, i cili doli mbrëmjen e djeshme si pasojë e zgjedhjes së fermerit. Basta ‘dhuroi’ Ronin në këmbim të 100 për qind të buxhetit.
Pas, Ronit në sfond u vu një këngë e Big Bastës, ndërsa Big Mama u shpreh se kjo është një këngë e shpifur.
Edhe Andrea ka nisur të ironizojë fjalët e këngës së fermerit. Ndërkohë, Big Basta i ka thënë Andreas se do të dalë shumë shpejt pasi sipas tij as ai as Andueli nuk i kanë sjellë asnjë vlerë Fermës. Më tej biseda degradoi në ofendime, ku fjalët servil dhe njerëz të pavlerë nuk munguan.
Pjesë nga debati:
Big Basta: Ju jeni kokrrat e injorantëve
Andrea-Albës: E njeh këtë këngën, e di kush e këndon
Big Basta: Ti do të dalësh shumë shpejt o Andrea, më shpejt nga çfarë e mendon ti dhe e di pse?, sepse nuk ke thënë asnjëherë asgjë të saktë. Dhe nuk keni sjellë asnjë vlerë as njëri as tjetri (Andrea-Anduel). Ju të dy jeni nejrëzit më pavlerë që kam njohur në jetën time. Servila jeni vetëm ju, juve ju çojnë për cigare dhe alkool. Juve ju urdhërojnë dhe jeni gjithë kohës njerëzit më servila që kam njohur.
Ndërkohë, Andueli dhe Andrea kanë nisur të injorojnë Big Bastën.