loading

Zgjedhjet në Fermë, Big Basta ndihmon Yllin për të shkruar fjalimin

Në Fermë do të zhvillohen zgjedhje dhe dy kandidatët kryesorë janë Ylli, meqë u zgjodh kryefermer nga Roni i cili la mbrëmjen e djeshme Ferma Vip. Ndërsa, kandidati kundërshtar i Yllit është Frederiku, i cili ndodhet te Fakiri.

Ditën e sotme, Ylli ka nisur të shkruajë fjalimin e tij si kandidati kryesor, ndërsa Big Basta i ka dhënë ndihmën e tij. Ata kanë shkruan në letër premtimet që ai do të prezantojë veten dhe do të kërkojë voton para femerëve në mënyrë që të fitojë votat e tyrëe. Një ndër premtimet e që parashtroi Ylli ishte që do të ndalonte provokimet e bëra nga fermerët për fakirët.

“Premtoj që do të loboj te Agai për penalizimet e çdo thyrje të rregullit, të pastrimit dhe të prishjes së qetësisë të çdo fermeri, sidomos gjatë orarit të gjumit. Premtoj që do ndaloj çdo provokim të bërë nga fermerët ndaj fakirëve të cilat mund të rezultojnë deri në penalizmin nga Agai për thyrje të rregullores”, tha ndër të tjera Big Basta.