“Çdo ditë do marr hak”/ Big Mama-Andreas: Më mungon Roni
Teksa po rrinte në verandë me Andrean, Anduelin dhe një pjesë tjetër të fermerëve, Big Mama ka deklaruar se e ka marrë malli për Ronin. Më pas ajo shtoi se i duket sikur është aty brenda, ndërsa Andrea i tha të mos flasë në këtë mënyrë pasi ai nuk ka vdekur por është thjesht jashtë Fermës.
Fermerja i bëri një premtim Ronit live, teksa i tha se do marrë hak çdo ditë
Pjesë nga biseda:
Big Mama: Më mungon
Andrea: Kush të mungon, Roni?
Big Mama: Më duket sikur flen atje brenda ose atje poshtë
Andrea: O Big, nuk ka vdekur thjesht ka dalë jashtë mos na fut tmerrin.
Big Mama: Ai ka shkuar në Prishtinë ka takuar Klarisën, i mungonte shumë. Do marr hak një ditë, çdo ditë do marr hak.