loading

“Fryhen kot si Big Basta”/Andrea ironizon Big Bastën

Punët në fermë kanë vijuar me ritëm të lartë nën drejtimin e kryefermerit të javës, Yllit, i cili ka ndarë me kujdes detyrat për secilin banor. Që në orët e para të mëngjesit, atmosfera në fermë është karakterizuar nga një kombinim mes angazhimit të plotë dhe momenteve humoristike .

Në stalla, puna ka vazhduar pa ndërprerje. Fermerja më e re, Nenna, është përballur me një sfidë të papritur teksa kujdesej për pulat: një moment frike që solli të qeshura. E re në fermë, ajo po përpiqet të përshtatet me ritmin dhe realitetin e jetës në fermë, ndërsa pjesa tjetër e fermerëve po e mbështet.

Andueli, Andrea dhe Big Basta janë angazhuar së bashku me Yllin në punët e stallës. Grupi ka funksionuar mirë, por nuk kanë munguar batutat dhe kunjat. Teksa po kalonin pranë gjelave të detit, Andrea ka hedhur një thumb për Big Bastën duke thënë me humor: “Po fryhen si Big Basta, por nuk bëjnë asgjë.” Duket qartë se, nën drejtimin e Yllit, puna po ecën me disiplinë dhe organizim. Fermerët janë të përqendruar, por nuk harrojnë të ruajnë edhe humorin dhe marrëdhëniet e mira mes tyre .