loading

“Vdeksha unë për ty”/Andueli tregon stallat Nennas

Pas eliminimit të Ronit në prime-n e mbrëmshme, ai vendosi që detyrën e kryefermerit për javën e ardhshme t’ia besojë Yllit. Ky i fundit e ka marrë rolin me përkushtim të plotë, duke nisur ditën me organizim dhe energji. Që në orët e para të mëngjesit, Ylli ka zgjuar të gjithë fermerët dhe u ka ndarë detyrat përkatëse, duke dhënë sinjalin për fillimin e punës.

Fermerët janë zhvendosur menjëherë drejt stallave, aty ku ka nisur përkujdesja për lopët dhe kafshët e tjera të fermës. Andueli ka marrë një rol veçanërisht mikpritës këtë mëngjes, teksa ka prezantuar fermën përfermeren më të re, Nenna, e cila iu bashkua fermës mbrëmjen e djeshme. Me humor, ai i tha fermeres: “Kjo është lopa,” ndërsa e përkëdhelte kafshën, duke krijuar një atmosferë miqësore e argëtuese.

Ndërkohë, secili prej fermerëve është angazhuar në detyrën e vet brenda stallës. Nenna dhe Limi janë caktuar për mjeljen e dhive. Gjatë këtij procesi, nuk kanë munguar momentet gazmore: Nenna është trembur disa herë nga një prej dhive. Megjithatë, pas pak përpjekjesh, ajo dhe Limi arritën ta përfundonin mjeljen me sukses, për të vijuar më pas me ushqimin e kafshëve. Fermës i ka nisur dita mes punës dhe humorit një përzierje që premton zhvillime interesante në ditët në vijim, sidomos me përfshirjen e fermres më të re dhe mënyrën e drejtimit të Yllit.