loading

Ylli zgjon fermerët/ Big Basta-Limit: Kujdes!

Pas eliminimit të Ronit në prime-n e mbrëmshme, një kapitull i ri është hapur në fermë me emërimin e Yllit si kryefermer i javës. Vendimi i Ronit për t’ia besuar këtë rol Yllit, u prit me interes, ndërsa Ylli nuk vonoi të tregojë përkushtimin e tij ndaj detyrës.

Siç e kërkon roli i kryefermerit, që në orët e para të mëngjesit, Ylli u drejtua në ambientet e fermës për të zgjuar një nga një fermerët. Ai kaloi nga krevati në krevat, duke u siguruar që të gjithë të ngriheshin në kohë. Pas zgjimit, ai shpërndau edhe detyrat përkatëse për secilin prej tyre, duke filluar organizimin e punëve të ditës.

Fermerët, pasi u zgjuan dhe morën detyrat e tyre, u mblodhën në verandë për të nisur ditën me një kafe. Të parët që dolën në verandë ishin Limi dhe Alba, të cilët, në shoqërinë e njëri-tjetrit, shijuan një mëngjes të qetë . Kafes të mëngjesit i’u bashkua edhe Big Basta i cili foli për fermer Anduelin ku i tha “kujdes Limi se është tip i çuditshëm”.   Atmosfera në fermë është për momentin e qetë, por ngarkesa e detyrave dhe dinamika e bashkëjetesës premtojnë zhvillime interesante në orët dhe ditët në vazhdim. Fermerët kanë nisur përgatitjet për detyrat ditore, ndërsa Ylli mbetet për t’u parë dhe mënyra se si do ta menaxhojë javën si udhëheqës.