loading

Kryefermer Ylli, zgjon nga gjumi Ester dhe Elinarën

Një mëngjes ndryshe ka zbardhur në fermë, ku dinamika mes fermerëve po ndryshon çdo ditë pas sfidave dhe vendimeve strategjike. Pas humbjes në sfidën e fundit, katër fermerë Ester, Elinara, Frederiku dhe Erandi  janë transferuar në shtëpinë e fakirit, ku kushtet janë shumë më të vështira se në pjesën tjetër të fermës.

Fermerët e “fakirit” janë zgjuar herët për të përballuar një tjetër ditë të rëndë. Përkundër mungesës së komoditetit, ata janë përpjekur të ruajnë pozitivitetin. Përgatitja e kafes dhe mëngjesit në kushte modeste është shndërruar në një moment bashkimi.

Pas eliminimit të Ronit në prime-n e mbrëmshme, ai vendosi t’ia besojë detyrën e kryefermerit Yllit. Ky i fundit nuk vonoi të marrë në dorë situatën dhe herët në mëngjes u drejtua në shtëpinë e fakirit për të zgjuar Esterin dhe Elinarën. Ndërkohë që fermerët Frederiku dhe Erandi kanë vazhduar duke shijuar kafen të cilën Frederiku përgatiti, duket sikur te shtëpia e fakirëve dita ka nisur e qetë dhe me pozitivitet.