loading

U eliminua sonte, Ron mbërrin në studion e Fermës: Ja çfarë më penalizoi

Pasi u eliminua nga Big Basta, Ron ka mbërritur në studion e Ferma Vip2

Ashtu si çdo i eliminuar, edhe Ron i është përgjigjur pyetjeve të moderatores Luana Vjollca.

Ron u pyet se çfarë e penalizoi në lojë, ndërsa ish-fermeri tha se mendon se ishte qetësia e tij. Më tej, moderatorja e pyeti se cila do ishte zgjedhja e tij nëse do kishte qenë ai në vend të Big Bastës dhe Roni tha se padyshim do kishte zgjedhur 10 përqindshin.

Pjesë nga intervista:

Luana: Çfarë mendon që të penalizoi?

Ron: Qetësia ime

Luana: I tillë është edhe karakteri yt në jetën e përditshme?

Ron: Edhe në jetën e përditshme jam njeri i qetë. Analizoj dhe kurrë nuk e kam atë instiktin për të kthyer vrullshëm diçka, por ndonjëherë duhet të krijojmë edhe zhurmë.

Luana: Nëse do të ishte sot dita që do futeshe në Fermë, a do të kishe zgjedhur t’i bëje ndryshe gjërat

Ron: Mbase do kisha qenë pak më aktiv, ose do kisha zhvilluar ndonjë situatë për të mirë e lojës time

Luana: Si e personifikon rrugëtimin e Fermës?

Ron: Emocion që se kam përjetuar kurrë, e kam shijuar në maksimum.

Luana: Nëse do ishe në vend të Big Bastës, çfarë do kishe bërë ti

Ron: E kisha zgjedhur 10 përqindshin e buxhetit dhe nuk do kisha eliminuar askënd pasi siopas meje është akoma herët.

Luana: Për kë voton ti që të vazhdojë rrugëtimin dhe të dali fitues?

Ron: Sigurisht që Big Mamën

Më pas, Ron ka zhvilluar edhe një bisedë me Big Mamën drejt për drejt nga studio, ku fermerja i tha se e do shumë dhe e si ka vëlla të vogël.