loading

Humbën sfidën, kush janë 4 fakirët e rinj?

Pas humbjes së sfidës së Agait me kovën e ujit, ashtu siç e do dhe zakoni kemi edhe fitues edhe humbës.

Këtë herë, fitues i sfidës doli Ylli dhe Andrea, të cilët do të marrin një shpërblim nga Agai gjatë javës. Ndërsa, humbës të sfidës janë Erandi, Elinara, Ester dhe Frederik. Të katër fermerët tashmë do të jenë 4 fakirë.

“Frederik, Ester, Elinara dhe Erandi, ju jeni zyrtarisht fakirë”, tha Luana, ndërkohë që në studio filluan të kërcejnë e të këndojnë.

Por, Erandi duket se nuk është i kënaqur me këtë vendim. Ai tha se ata e ndalën sfidën pasi u rrëzua Frederiku, por ndryshe nuk do e kishin ndaluar dhe do kishin dalë minimuni në vend të dytë.

“Ne e ndaluam sfidën për shkak se u rrëzua një nga kolegët tanë. Sfida nuk mbaroi se kishte akoma dhe minimumi ne do të kishim dalë të dytët me patjetër se më atë shpejtësi që kishim unë dhe Elinara kemi hedhur 4 kova te bidoni i Andreas dhe Yllit ngaqë ishim shtizë. Dhe të na fusësh ne më të mirët e fermës, më punëtorët, më të shpejtët, më të mençurit”, tha Erandi.

Ndërkohë, në studio u vu sërish muzikë.

Pjesë nga biseda:

Erandi: Sa vite do rrimë aty

Luana: Sa të silleni mirë dhe do e vlerësojë Agai, se unë nuk e di

Erandi: Dmth nuk do të hamë asgjë tani, ne të sëmurë…

Luana: Po do hani fasule, ku ka më mirë se fasule se më çmendet ju mua. Do keni rregulloren e re dhe do keni rregulloren e re.