loading

“Me ajkën tjetër bëjmë gjalp”/Limi dhe Frederiku kullojnë qumështin

Dita në fermë ka nisur me organizim dhe përkushtim të lartë. Pas ndarjes së detyrave nga kryefermerja e javës, Big Mama, puna në fermë ka vijuar me ritëm të mirë dhe angazhim serioz nga të gjithë fermerët. Në kuzhinë, vëmendjen e kanë marrë fermeri Limi dhe fermeri Frederiku, të cilët janë angazhuar me procesin e kullimit të qumështit. Me përpikëri ata kanë mbledhur ajkën e qumështit, të cilën do ta përdorin për përgatitjen e gjalpit një punë që kërkon durim dhe kujdes. Duket se kjo eksperiencë po i afron gjithnjë e më shumë me jetën reale të një ferme.

Nga ana tjetër, Big Basta është parë duke larë enët, duke kontribuar në mënyrën e tij në mbajtjen pastër të kuzhinës dhe ambientit të përbashkët, ndërsa Big Mama po merret vetë me përgatitjen e gjalpit. Atmosfera sot në fermë është pozitive, me një frymë bashkëpunimi dhe angazhimi që e ka karakterizuar këtë ditë