Big Mama zgjon fermën: Humor, batuta dhe përkujdesje në mëngjesin e fermerëve
Mëngjesi ka nisur në fermën , ku edhe këtë javë në rolin e kryefermeres Big Mama. Siç është zakoni i çdo kryefermeri, zgjimi i banorëve është një detyrë që duhet përmbushur me përkushtim.Me kafen e mëngjesit në dorë, ajo i drejtohet dhomës së gjumit, ku fermerët ende janë në gjumë. Me zërin e saj plot autoritet, ajo nis thirrjet: “Hajdeni, çohuni të gjithë, në këmbë!” duke dhënë sinjalin që dita në fermë ka filluar dhe gongu i zgjimit ka rënë.
Por zgjimi nuk është vetëm një detyrë formale. Big Mama shkon krevat më krevat, duke sjellë edhe momente humori e ndërveprim interesant mes banorëve. Fermeri Andueli nuk humbi rastin për një batutë, duke thënë me ironi: “Nuk zgjohem, se jam me temperaturë.” Ndërkohë, një moment më i ëmbël vjen nga Limi, i cili afrohet butësisht tek Alba dhe e zgjon me kujdes, madje duke i bërë edhe një masazh të lehtë duket sikur çifit ka rënë në qetësi dhe marrëdhënia e tyre po shkon mjaft mirë.
Big Mama, pa humbur kohë, kujton se gongu ka rënë dhe puna duhet të fillojë: “Menjëherë duhet të zgjoheni, se ka rënë gongu!” ishte paralajmërimi i saj.Ashtu si çdo mëngjes në fermë, dita nisi me dinamizëm, humor dhe dinamika që premtojnë të sjellin shumë zhvillime të reja në vazhdim.